Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit tragjikë që ndodhi në Zhur të Prizrenit.
Veseli ngushëllon familjen e Sami Thaçit i cili e humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës si polic.
Ai më tej i bëri thirrje organeve të rendit e të drejtësisë që të angazhohen ndaj këtij rasti sa më shpejt në mënyrë që të zbardhet rasti dhe të dihet shkaktari.
Postimi i tij i plotë:
Me shqetësim të madh mora lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye tē detyrës të policit Sami Thaçi. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarēt para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e rëndë të merituar. Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë e kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromistë të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem ndërkaq që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranē familjeve të tyre. /InLajmi/