Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arianit Elshani tha se kjo çka është duke bërë Lëvizja Vetëvendosje është e paturpshme dhe papërgjegjshme.
“Paturpësisht e papërgjegjshmërish, vullnetin qytetar në të cilën u thirrën, po e zëvendësojnë në vullnet të pashoq egoizmi e karrigesh.
Një gjë po dihet, diplomatët i thirrën për harmonizim egosh e karrigesh, e jo për harmonizim programi.
Sot legjitimiteti popullor u zhbë e u rrënu.
Populli i Kosovës e meriton më shumë se kaq”, ka shkruar Elshani në rrjetin social Facebook. /InLajmi/
