Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, veçanërisht për vajzat shqiptare, Capital T qysh në fillim të vitit 2020 ka paralajmëruar projekte të reja që do t’i publikojë.
Këngët e tij kthehen në hite menjëherë, gjë që ka ndodh edhe në atë të fundit që e publikoi para disa ditësh, por mesa duket ai mendon që çdo muaj do të sjell të re, do ta stërmbush arkivin e tij dhe njëkohësisht do ta kënaq publikun shqiptar, pasi që ka paralajmëruar se edhe në muajin e ardhshëm do të publikoj një projekt të ri, shkruan InLajmi.
Këngëtari pakë më parë publikoi një fotografi nga ku shihet pranë kullës Eifel në Paris me çka njofton se kënga e re do të publikohet në muajin e të dashuruarve në shkurt.
Capital T la enigmë titullin e këngës dhe datën e saktë të lansimit, por në bazë të postimit shohim se diçka e madhe po vjen nga Trimi. /InLajmi/