Në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Kosovë, sapo ka arritur edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abott dhe ambasadori gjerman Christian Held kanë arritur pak më parë në Kuvend të Kosovës, aty ku tashmë ka filluar takimi në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.
Takimi ishte paraparë të niste në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës, ndërsa, paraprakisht nga ambasada gjermane kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët. Njejtë janë deklaruar edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Nuk dihet nëse në takim do të shkojnë edhe ambasadorët tjerë në vend.