Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë.
Përfaqësuesit e të dy partive politike që ishin në takim nuk kanë treguar nëse është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë, pasi nuk janë shfaqur para gazetarëve.
LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV-së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt, shkruan Insajderi.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pak para takimit ka thënë se partia e tij e do pozitën e kreut të Kuvendit.