Terminali doganor në pikën kufitare në Han të Elezit do të mbyllet sonte.
Kjo do të bëhet për shkak të mungesës së licensës për operim. Ai do të qëndroj i mbyllur deri në një afat të pacaktuar.
Sonte pas orës 00:00, të gjithë kamionët që do të duhet të devijojnë në terminalet tjera që kanë licencë.
Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hynë deri në ora 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim, raporton IndeksOnline.
Ndërsa stafi në zyre do të vazhdojnë punën deri në njoftimin e radhës.
