Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se nga 24 janari, shteti gjerman e ka hequr Kosovën nga Lista e Shteteve për Verfikimin e Sigurisë.
Ai ka thënë se se ky ëhstë një lajm i mirë për vendin tonë, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve, shkruan InLajmi.
“Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.
Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel!”, ka thënë Haradinaj./InLajmi/
