Shteti turk është goditur së fundi nga një nga tërmetet më shkatërruese të viteve të fundit.
Lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e së premtes, saktësisht me 24 janar.
E ndonëse numri i viktimave është rritur dhe vendi është shkatërruar, aty ka ndodhur një mrekulli.
Një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të gjinisë mashkullore.
Mediat turke shkruajnë se fëmija ka ardhur në jetë i shëndetshëm dhe ka pasur kujdes maksimal nga mjekët.
Ata shprehen se në atë moment duhet të harronin frikën e ndonjë lëkundjeje tjetër dhe të bënin gjithçka për të shpëtuar foshnjën.