Kryeministri në largim i Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur të pushojë gjatë këtij vikendi në bjeshkën e Moknës.
Ai me këtë rast i shoqëruar edhe nga miq të shumtë ka bërë një ecje katërorëshe nga Istogu e deri në Mokna.
“I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook./InLajmi