Nuk është vetëm Tottenham i Premier Leagues që e kërkon yllin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin.
Sipas mediave turke, është edhe klubi i famshëm anglez, Manchester United që është i interesuar për sulmuesin kosovar te Fenerbahces, Muriqin.
Madje, siç shkruan “Fotospor”, Muriqi tashmë është kontaktuar nga ‘Djajtë e Kuq’ për të zhvilluar një takim, transmeton Scanner.
Agjenti i yllit të “Dardanëve”, Haluk Cantar e ka pranuar se është kontaktuar nga zyrtarët e klubit anglez.