Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, deklaroi se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është shumë afër.
“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalicionit VV-LDK, kuptoni që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumë”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social Facebook. /InLajmi/