Frashër Krasniqi nga radhët e PSD-së së fundi ka komentuar takimin e fshehur në mes të VV-së e LDK-së në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa në Prapashticë, takimi ndodhi dje dhe po kalonë në heshtje nga të dy palët.
“Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Ja statusi i plotë:
Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit.
Janë këta emra që ia vendosnin njëri-tjetrit dhe që po i përtypin me shumë lehtësi, tash kur pazaret e natës për pushtet i kanë bërë t’i përkulen njëri-tjetrit. /InLajmi/
