Shqiptarët po vazhdojnë të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në shtetet e ndryshme të botës. Ata tashmë janë shndërruar në faktor të rëndësishëm në ato shtete ku jetojnë dhe shpesh janë shembulli më i mirë i integrimit.
Duhet veçuar Aurora Pirraku, e cila jetoj në Suedi, e cila tashmë është jo vetëm që është zëri i shqiptarëve në këtë vend, por është edhe femra e parë shqiptarë në histori, që ka kryer studimet ne Psikoterapi të Nivelit të Avancuar tek Sapu.
Në një intervistë për Telegrafin, ajo flet për rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt suksesit, si vështirësitë, sfidat, ballafaqimet dhe deri tek integrimi në këtë shtet. Ajo thotë se asgjë nuk të dhurohet në jetë, dhe patjetër që është dashur shumë punë, angazhim e po ashtu edhe durim.
Integrimi dhe suksesi, sipas saj, nuk kanë ardhur për një ditë, por janë dashur vite e vite të tera pune pa u ndalë. Aurora ,e cila ka të kryer tri fakultete, dhe disa diploma Master, në Suedi, ajo është e angazhuar edhe në politikë, pikërisht në Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet, si shqiptare e vetme në këtë parti politike.
Ajo është në borin e kësaj partie, në nivel të Suedisë, ku për shumë vite ka qenë kryetare e grave e kësaj partie në Västerås, dhe kandidate për zgjedhjet lokale dhe Parlamentare në vitin 2014. Tani punon për Zyrën e Punësimit në Regjionin Mitt, ku merr vendime për organizata si private po ashtu edhe për ato publike. Po ashtu, ka qenë edhe femra e parë shqiptare në kryesinë e Departamentit të Mjekësisë në regjionin e Vastmanland.
Një femër e edukuar është një pasuri, pasi ajo përcjell këtë imazh të një familjeje. Kështu kam vepruar dhe unë, dashur e padashur. Fëmijët e mi kanë ndjekur rrugën time, për sa i përket edukimit dhe jam shumë krenare, që ata kanë marrë tiparet e mia më të mira dhe vullnetin për tu bërë qytetarë të informuar, të edukuar, të kulturuar dhe të ndershëm. Të dy djemtë e mi punojnë avokatë në kompaninë e tyre në Stockholm. Djali i madh punon për organizatën më të madhe të avokatëve në Suedi, teksa tjetri punon dhe kryen doktoratën në Juridik në Skoci, ndërkohë që mbanë ligjërata në gjithë botën. Vajza ime, që ishte Miss Kosova 2018, punon në Stockholm, teksa kryen Masterin ne New York në Amerikë, shkruan Telegrafi
Si nënë jam krenare për familjen time, sesi ne kemi arritur një jetë të mirë dhe të qetë, me bazë të mirë vetëm duke ecur në rrugën e shkollimit. Si femër, jam krenare që kam ndihmuar, që fëmijët e mi të jenë të respektueshëm dhe për vetveten, e për të arritur këtu ku jam kam punuar fort.
Kemi ardhur nga Kosova si çdo shqiptar tjetër, me lot në sy për çfarë po linim pas, dhe më shpresë në zemër për një vend me mundësi. Kam kryer vetëm detyrën time, duke shfrytëzuar mundësitë që më janë ofruar, dhe ato që i kam ndjekur vetë.