Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren e sotme të Standard Lieget ndaj Oostendes.
Vendasit shënuan fitore prej 2 me 1, derisa arritën të përmbysin rezultatin.
Capon i dha epërsinë ekipit mysafir në minutën e 54.
Kurse shifrat i barazoi Vojvoda në minutën e 80. Kurse golin e fitores e shënoi Laifis nëntë minuta më vonë, transmeton Koha.net.
Liege zë vendin e katërt në elitën e futbollit belg me 41 pikë, derisa në vendin e parafundit Oostende ka 18 pikë.
