Gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në jug perëndim të Gjermanisë, në qytetin Rot am See.
Siç njofton BBC, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
Po ashtu, përveç të vdekurve raportohet se ka edhe disa të plagosur.
Policia ka thënë ndërkohë se ka indikacione që i dyshuari mund të ketë pasur lidhje me viktimat.
Sipas tyre, nuk ka prova të tjera se një person i dytë ka qenë i përfshirë në rast.