Disa të shtëna me armë në Prishtinë alarmuan dje Policinë e Kosovës.
Policia menjëherë shkuan në vendngjarje, ku gjetën 14 gëzhoja, shkruan InLajmi.
Megjithatë, gëzhojat e gjetura dyshohet se i përkasin një arme me gaz.
Ndërkaq, personat që shtien me armë janë ende të panjohur për policinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë./InLajmi
