Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian sot do të mbajë konferencë për media.
Vëzhguesit do të publikojnë raportin final për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe rekomandimet.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherit deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.
Konferenca është planifikuar të mbahet në ora 9:30 në Prishtinë.