Përveç muzikës dhe politikës, Labinot Tahirin të gjithë e njohim si një humanist i madh që ndihmon të gjithë nevojtarët. Ka pasur shumë raste më herët që Labi ka ndihmuar për grumbullimin e parave për të shëruar të sëmurët që familjet e tyre nuk kishin mundësi të paguanin ato shuma.
Labinot Tahirin-Labin dikur e njihnim vetëm si një ndër këngëtarët më të mirë të estradës sonë, mirëpo vitet e fundit ai u angazhua edhe në politikë duke u munduar të japë kontributin e tij si deputet i Republikës së Kosovës.
Përveç muzikës dhe politikës, Labinot Tahirin të gjithë e njohim si një humanist i madh që ndihmon të gjithë nevojtarët. Ka pasur shumë raste më herët që Labi ka ndihmuar për grumbullimin e parave për të shëruar të sëmurët që familjet e tyre nuk kishin mundësi të paguanin ato shuma.
Rasti i fundit është cilësuar si mrekulli, sepse në një kohë rekord, pra vetëm për tri ditë, Labi ka arritur të grumbullojë mbi 200 mijë euro për shërimin e Ardit Gashit, shkruan Bota Sot.
Ai në një video të publikuar në youtube falënderon të gjithë që kontribuan për arritjen e kësaj shume dhe na porositë të gjithëve që të mos ndalemi duke ndihmuar nevojtarët.