“Zëri” i një prifti egjiptian antik është dëgjuar për herë të parë që nga vdekja dhe mumifikimi i tij 3 mijë vjet më parë, kanë thënë hulumtuesit.
Nesyamuni jetoni në kohën e Faraonit Rameses XI, që mbretëroi gjatë fillimit të shekullit 11 para lindjes së Krishtit, shkruan The Guardian.
Mumia e Nesyamunit, së fundi në Muzeun Leeds City, ishte subjekt i shumë polemikave: ajo ishte çmbështjellur më 1824, duke zbuluar që ai ishte 50 vjeçar kur vdiq.
Vdekja e tij, për të cilën disa thonë se ka ndodhur si pasojë e ndërprerjes së kanaleve të frymëmarrjes, disa të tjerë po thonë se ndodhi shkaku i një alergjie.
Por, edhe pse Nesyamuni ishte i pafat kur vdiq, ai ishte shumë me fat më vonë: mumia e tij u hoq pak para se të binin bombat gjermane mbi Leeds në vitin 1941 e që e shkatërruan krejt muzeun dhe artefaktet e tij.

Tash, një ekip prej hulumtuesve kanë bërë një riprodhim 3D të trakteve zanore për të dëgjuar se si do ta kishte zërin ky njeri i moçëm.
Ata i kishin bërë një seri skanimesh të CT-së. Nga këto, ekipi i ingjinierëve e kishte të mundur që të prodhonte rikonstruktime digjitale të zërit të Neysamunit.