Pas takimit me kryetarin e Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett tashmë kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së.
Grenell dhe Kosnet do të takohen me të parin LDK-së, Isa Mustafën.
Kujtojmë, se pas takimit me Kurtin, Grenell ka thënë nuk është i interesuar të ndërhyjë në çështje të brendshme.
“I thash Kurtit se vende si Britania e Madhe, Gjermania e disa tjera kanë pasur mosmarrëveshje derisa e kanë formuar qeverinë, ne po shikojmë se çfarë do ndodhë ditët në vijim”, ka deklaruar Grenell, raporton lajmi.net.
Ai shtoi se po takohet me Kurtin dhe Mustafën vetëm për t’i inkurajuar që të krijojnë qeverinë e re.
Tutje, ai ka theksuar se SHBA-të janë të interesuara të investojnë në Kosovë, të krijojnë vende pune dhe bizneset të rriten.
“Po shikojë t’i ndihmojë njerëzit dhe ekonominë që rritet, ky ishte mesazhi ime këtu dhe të njëjtin do e jap edhe në Serbi”, raporton lajmi.net.
Ai ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës.