Sporti i MMA ka pasur shumë kampionë gjatë viteve të fundit, megjithatë, askush nuk ka qenë aq dominues sa Khabib Nurmagomedov. Me një rekord 28 tore dhe 0 humbje. “Shqiponja” është një nga më të mëdhenjtë e këtij sporti.
Të gjithë e dimë se kush është Khabib dhe se çfarë ka arritur në karrierën e tij, por le të asim për gjëra më personale, si gruaja misterioze e rusit.
Patimat ka lindur në Sildi, i njëjti fshat ku ka lindur edhe Khabib. Ata madje kanë qenë në të njëjtën shkollë. Khabib e ka gjetur shumë herët njeriun e zemrës, por ata u ndanë kur luftëtari shkoi në Makhachkala për të nisur stërvitjen.
Kur mbushi 22 vjeç, Khabib vendosi të rikthehet në Sildi dhe t’i propozonte Patimat.
Siç e do tradita myslimane, ai dërgoi prindërit e tij të flisnin me prindërit e vajzës dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

Më pas ata bënë një dasëm tipike nga Dagestani, pra të gjithë ishin të ftuar. Mbi 300 njerëz ishin të pranishëm në dasmën e çiftit. Gruaja e tij ishte veshur me një vello tradicionale të gjatë, e cila i mbulon fytyrën.