Pas takimit me kryetarin e Vetëvendosje, Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett kanë realizuar një takim me kreun e LDK-së Isa Mustafa, shkrun InLajmi.
LDK ka publikuar vetëm disa foto nga takimi me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, por nuk ka dhënë asnjë informacion se cka u bisedua.
“Pamje nga takimi i kryetarit Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu dhe Osmani dhe anëtari i Kryesisë Hoti me Emisarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Grenell i shoqëruar nga Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Kosnett”, thuhet në postim të LDK-së./InLajmi
Pamje nga takimi i kryetarit Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarët Veliu dhe Osmani dhe anëtari i Kryesisë Hoti me…
Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Thursday, January 23, 2020