Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që zhvilloi në selinë e kësaj partie me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Kurti thotë se me Grenellin, kanë diskutuar për nevojën urgjente në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës.
“Prita ambasadorin amerikan Richard Grenell sot në zyre, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe deputeten Fitore Pacolli. Diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive për punësim”, shkruan Kurti në Twitter. /InLajmi
https://twitter.com/albinkurti/status/1220320149745676288?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1220320149745676288&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button