Përbërësit:
Për peten:
4 ve
1 sheqer vanile
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
Gjysëm gote vaj
2 gota miell
1 pecive
3 lugë te gjellës kakao
Masa është me gotë të ujit
Perzihen mirë vezët me sheqerin dhe sheqer vanilen. Me pas shtohen të gjithë perbërësit me radhë. Pjekja bëhet në tepsi 26-27cm. Pasi të ftohet peten e ndajmë në tri pjesë.
Filli i bardhë
800 ml qumësht
8 lugë të gjellës sheqer
4 lugë e gjellës miell
1 puding vanile
125gr margarinë
100gr sheqer pluhur
Në tenxhere hedhim të gjithë përbërësit përnjëherë dhe i ziejmë, gjatë gjithë kohës duke e përzier me tel kuzhine. Pasi të ftohet i shtohen 125gr margarinë që paraprakisht e kemi tund me mikser dhe 100 gr sheqer pluhur.
Filli i zi
150ml ujë
150gr sheqer
100gf qokollatë kuzhine
100gr arra të bluara
200gr keksa te bluar
125gr margarine
100gr sheqer
Njejtë edhe per fillin e zi, hedhim në tenxhere të gjithë përbërësit dhe pasi të vlojë shtojme 100 gr arra të bluara dhe 200 gr keksa të bluar. Pasi të ftohet i shtohet 125gr margarinë që paraprakisht e kemi tundur me mikser dhe 100 gr sheqer pluhur.
Renditja:
Peta
Filli i bardhë
Keksa Jaffa
Peta
Filli i zi
Peta
Filli i bardhë
Siper dekorohet sipas deshirës.