Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të pres në zyrat e partisë së tij, të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Takimi Grenell-Kurti është planifikuar të zhvillohet në ra 10:30.
Mbrëmjen e së mërkurës, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, ku folën kryesisht për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me Serbinë.
Grenell do të takohet sot edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, takim ky i planifikuar për tu mbajtur në ora 11:30.