• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 14 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Familja

Gjatë vitit 2019, rreth 90 raste me meningjit u lajmëruan në QKUK

J G nga J G
23 January 2020
në Familja, Kosovë
0 0
0
Gjatë vitit 2019, rreth 90 raste me meningjit u lajmëruan në QKUK
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Meningjiti apo inflamacioni i cipave të trurit është sëmundje mjaft e shpeshtë. Në Kosovë, gjatë vitit 2019, janë prekur 90 fëmijë, prej të cilëve një rast ka përfunduar me vdekje.

Infektologu Izet Sadiku, thotë se nëse bëhet një krahasim mes vitit 2018, ka rritje të rasteve prej 17 për qind te fëmijët që i prek meningjiti. Sipas tij, meningjiti, një inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, mund të shkaktohet nga viruset ose nga bakteret.

“Meningjiti apo pezmatimi i cipave të trurit, është një prej sëmundjeve shumë të rënda, sidomos te fëmijët. Shkaktarët më të shpeshtë janë bakteret dhe viruset. Sa më e vogël është mosha, mundësia për komplikime është shumë më e madhe”, thotë Sadiku.

Ai thotë se viti 2019 është përmbyllur me 90 raste të fëmijëve me meningjit, derisa 20 për qind e tyre kanë qenë forma të rënda.

“Pothuajse të gjithë janë trajtuar në Klinikën Infektive, dhe pas shërimit, janë liruar në shtëpi. Një rast (pacient), fatkeqësisht ka vdekur, disa orë pasi ka ardhur në klinikë në gjendje shumë të rëndë’’, bën të ditur Sadiku.

Sipas tij, meningjiti shkakton vdekje 30 deri në 40 për qind të rasteve. Megjithëkëtë, në Kosovë nuk është në kalendarin e vaksinimit, vaksina kundër meningjitit.

Epidemiologia Edita Goranci-Haxhiu, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bën të ditur se në shumë vende të botës tashmë aplikohet vaksina kundër meningjitit. Por, siç thotë ajo, Kosova ende nuk është e gatshme, për ta futur këtë vaksinë në kalendar, meqë janë edhe dy të tjera në radhë.

“Raste me meningjit në Kosovë ka vazhdimisht. Vaksina, e cila ekziston, e që të mbron prej meningjitit, aplikohet në disa vende të Evropës, por edhe më gjerë, me kalendar të rregullt të vaksinimit. Në Kosovë ende nuk jepet kjo vaksinë. Kemi edhe dy vaksina në radhë, e që më pas parashihet të futet edhe vaksina për meningjit”.

“Meningjiti si sëmundje shkaktohet prej shumë shkaktarëve, e njëra nga to është meningo toksik, e që kjo vaksinë jepet në shumë vende të Evropës, por që te ne pacientëve iu jepet vetëm sipas indikacioneve, por edhe nëse udhëtojnë në vende të ndryshme të botës që është si sëmundje endemike”, shpjegon Haxhiu, shkruan REL.

Kjo sëmundje, manifestohet me temperaturë, ethe dhe dhimbje koke. Në botë, brenda një ose dy ditësh, një ndër dhjetë persona të infektuar humb jetën. Rreth një e pesta e të prekurve vuajnë nga aftësitë e kufizuara, si: paraliza, vonesa mendore dhe epilepsia. Shtytja për të zbuluar një vaksinë efektive kundër meningjitit, filloi pas epidemisë së vitit 1996 dhe 1997, e cila preku mbi një çerek milioni afrikanë.

Tags: MeningjitiQKUKSëmundjet
Postimi i mëparshëm

Më në fund u shfaq, kjo është gruaja e Khabibit

Postimi tjetër

Tri qytete të Kinës izolohen për shkak të virusit të ri

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kosovë

Çfarë ka ndodhur me 14 qershori ndër vite?!

14 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot mot veror – ideal për pishinë ose deti

14 June 2025
Për një vit Kosova pranoi rreth 7 milionë vizitorë
Kosovë

Për një vit Kosova pranoi rreth 7 milionë vizitorë

13 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme

13 June 2025
Komandanti i zjarrfikësve për zjarrin në Bregun e Diellit: Nuk është lejuar të shpërndahet
Kosovë

Komandanti i zjarrfikësve për zjarrin në Bregun e Diellit: Nuk është lejuar të shpërndahet

12 June 2025
Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin francez
Kosovë

Drejtori i Policisë pret në takim ambasadorin francez

12 June 2025
Postimi tjetër
Tri qytete të Kinës izolohen për shkak të virusit të ri

Tri qytete të Kinës izolohen për shkak të virusit të ri

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 14 qershori ndër vite?!

14 June 2025
Lazanjë me kungull – Receta që duhet të provoni

Lazanjë me kungull – Receta që duhet të provoni

14 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot mot veror – ideal për pishinë ose deti

14 June 2025
Sjelljet e femrave që i bëjnë meshkujt të largohen prej tyre

Sjelljet e femrave që i bëjnë meshkujt të largohen prej tyre

14 June 2025
Ramiqi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Ky ishte momenti më i duhur për ta kryer

Ramiqi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Ky ishte momenti më i duhur për ta kryer

14 June 2025
Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’

Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’

14 June 2025
Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit

Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu