Forumi Botëror Ekonomik i Davosit, sot ka hyrë në ditën e dytë të aktiviteteve.
Liderë të shumtë nga e gjitha bota kanë zbarkuar në Zvicër për këtë event treditor, në të cilin po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pjesë e këtij forumi është edhe presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, ai i SHBA-ve, Donald Trump.
Trump dje mbajti një fjalim disa minutësh para të pranishmëve.