• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 20 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Në Davos turizmi mjekësor ngre çështjen e kulturës së punës në korporata

J G nga J G
22 January 2020
në Bota
0 0
0
Në Davos turizmi mjekësor ngre çështjen e kulturës së punës në korporata
0
SHPERNDARJE
54
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Davos ka qenë shumë i njohur nga pacientët me tuberkuloz, që shkonin atje për t’u shëruar me ajër të pastër dhe male me diell. Pacientët që shkojnë sot në Davos kanë sëmundje moderne si burnout dhe depresion.

Davos – i njohur si vend që pret elitat botërore, e ka marrë famën falë një doktori gjerman. Alexander Spengler, ishte ai që e vuri fshatin e vogël bujqësor në qendër të vëmendjes së botës në vitet 1860. Sprengler vuri re, se klima e fshatit i bënte njerëzit diqysh imunë kundrejt tuberkulozit, një sëmundje në atë kohë vdekjeprurëse që ishte duke bërë kërdinë në Europë.

Kur fjala u përhap gjithandej, Davosi filloi të joshte pacientët që vinin nga e gjithë Europa. Numri i spitaleve u rrit, shumë prej tyre i shërbenin të huajve të pasur, që shpenzonin para të shumta për të qëndruar. Kjo shënoi fillimin e romancës midis Davosit dhe pasurisë e famës. Ndër të parët që qëndruan në Davos ishin krijuesi i Sherlock Holmes, Arthur Conan Doyle, i cili shoqëroi të shoqen që u trajtua nga tuberkulozi, novelisti Robert Louis Stevenson dhe gjermani Thomas Mann, të cilët po ashtu erdhën për të trajtuar bashkëshortet.

Schatzalp Hotel është hapur më 1900 si sanatorium për të sëmurët nga mushkëria. Thomas Mann e përshkruan atë në “Mali magjik”.

Sot, Davosi nuk është më vend i preferuar për pacientët e sëmurë me tuberkuloz dhe i ka kthyer sanatoriumet në hotele luksoze si Hotel Schatzalp, që mendohet të jetë sanatoriumi që Mann e përshkruan në novelën e tij “Mali magjik”.

Burnout dhe depresion

Por pacientët nuk e kanë braktisur krejtësisht rezortin alpin, vetëm sëmundja e tyre ka marrë një formë tjetër moderne. Davos dhe disa qytete fqinjë janë duke parë rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga burnout dhe depresioni. “E veçanta e Davosit janë malet, është kontakti me natyrën,” thotë Michael Pfaff, kryepsikiatri i Clinica Holistica Engiadina. “Mundësia për të qenë në kontakt kaq të ngushtë me natyrën i ndihmon njerëzit të gjejnë sërish ekuilibrin e brendshëm.”

Autoritetet turistike të Davosit janë duke bashkëpunuar me spitalet lokale të vendit për të nxjerrë oferta të përshtatshme që të promovojnë nivelin mjekësor të rajonit. Ata kanë ndër mend të organizojnë këtë verë afër Klosters-it një kamp special rehalilitimi për njerëzit që vuajnë nga burnout.

Pjesëmarrësit do të inkurajohen që të kalojnë disa orë në fermën ngjitur, të ushtrojnë sporte të lehta, të ngjiten në mal, i tha DW zënëdhësi i shtypit të departamentit të turizmit në Davos. “Ka shumë njerëz që punojnë shumë dhe konsumohen krejtësisht e sëmuren nga burnout. Ata kërkojnë të gjejnë një vend për rehabilitim, me ajër të mirë dhe pa strese,” thotë ai.

Manaxherët e nivelit të mesëm më të prekurit

Klinika e Pfaff-it, jo shumë larg nga Davosi, është i vetmi spital në Zvicër që trajton pacientë të sëmurë nga stresi kronik. Klinika me 55 shtretër është e mbushur plot e përplot gjithë vitin. Pacientët vijnë këtu larg nga Gjermania duke u ankuar për dhimbje trupore, depresione, shqetësime psykosomatike, ankth. Pjesa më e madhe e tyre janë menaxherë të nivelit të mesëm, për të cilët Pfaff thotë se janë të mbytur me punë në zyrat ku punojnë.

“Kur hapëm këtë klinikë dhjetë vjet më parë, thamë se do të jetë një vend për top manaxherat që do kenë nevojë për wellness ose një gotë verë në darkë,” thotë Pfaff. “Por pamë që nuk janë menaxherët e lartë që vijnë, por janë njerëz nga nivele të larta dhe të mesme manaxhimi. Ata duket se kanë presionin më të madh.”

Sipas Pfaff fajtorët më të mëdhenj janë kompanitë në sektorin e financave dhe të sigurimeve, të cilët vazhdojnë t’u bëjnë presion punonjësve që të punojnë orë të gjata pune dhe në kushte plot stres duke i joshur me pagesa të mëdha. Pjesa më e madhe e pacientëve të tij vijnë nga Zyrihu, kryeqyteti financiar i Zvicrës.

Burnout – rrezik në rritje

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO), e cila e ka klasifikuar burnout si sëmundje të mirëqënë ka vlerësuar, se një në pesë fëmijë ose adoleshentë dhe një në katër të rritur do të preket një herë në jetën nga burnout.

Në Gjermani numri i të sëmurëve që kanë lidhje me sëmundjet mendore është trefishuar që nga viti 1997. Në Zvicër, është rritur më shumë se 50 përqind në shtatë vitet e fundit. Një sondazh i Gallupit tregon se 25 përqind e të punësuarve ndihen të jenë “djegur” në punë shumë shpesh, ose gjithmonë. Ekspertët thonë se gratë janë më të ndjeshme të preken nga kjo sëmundje se sa burrat.

Një studim i bërë më 2018 tregon se në vitin 2030 sëmundjet mendore do i kushtojnë ekonomisë globale 14, 4 trilionë euro. Duke patur parasysh rritjen e numrit të depresioneve dhe burnout, ekspertët thonë se kompanitë nuk po bëjnë sa duhet për ta trajtuar problemin.

Kjo është arsyeja pse shëndeti mendor është një nga pikat kryesore të cilit World Economic Forum i kushton disa sesione, transmeton DW.

“Unë nuk po them se kompanitë, organizatat dhe manaxherët duhet të kthehen në terapistë, por ajo që duhet të bëjmë ne më shumë si shoqëri është të kuptojmë se sistemi ekzistues ka ndikim në shëndetin mendor të të punësuarve,” thotë për DW, Peter Varnum nga Forumi Ekonomik Botëror. “Ne si punëdhënës duhet të promovojmë shëndetin mendor të punonjësve tanë, sepse studimet kanë treguar se kjo jo vetëm bën që punonjësit të jenë më produktiv dhe eficientë, por edhe sepse kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë.”/DW

Tags: ‘Neue Zürcher Zeitung’DavosKorporataKulturaTurizmi
Postimi i mëparshëm

Mbi alpet zvicerane do të ndërtohet një bazë hapësinore

Postimi tjetër

Fushë Kosovë, një person vdes pasi që dhoma iu përfshi nga zjarri

Të ngjajshme Postime

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish
Bota

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

19 May 2025
Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn
Bota

Trump nis telefonatën me Putinin, pritet edhe me Zelenskyn

19 May 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, ia ka prekur edhe eshtrat
Bota

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës, ia ka prekur edhe eshtrat

18 May 2025
Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE
Bota

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

18 May 2025
Turqia goditet nga një tërmet, ja sa ishte magnituda e tij
Bota

Tërmete të njëpasnjëshme në Greqi, më i forti regjistrohet në Evia

18 May 2025
Sulmet izraelite vrasin 103 njerëz në Gaza, gjysma gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 103 njerëz në Gaza, gjysma gra dhe fëmijë

18 May 2025
Postimi tjetër
Fushë Kosovë, një person vdes pasi që dhoma iu përfshi nga zjarri

Fushë Kosovë, një person vdes pasi që dhoma iu përfshi nga zjarri

Lajmet e fundit

Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren, propozohet edhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri

Aktakuzë ndaj të pandehurit për grisjen e Kuranit në Prizren, propozohet edhe trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri

20 May 2025
Policia e Kosovës me aksion në veri, hyjnë në një objekt ilegal pranë Liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës me aksion në veri, hyjnë në një objekt ilegal pranë Liqenit të Ujmanit

20 May 2025
“Prishtina Parkingu” ka gati rregulloren e re, çfarë pritet të ndodhë me fatin e punëtorëve të ndërmarrjes

“Prishtina Parkingu” ka gati rregulloren e re, çfarë pritet të ndodhë me fatin e punëtorëve të ndërmarrjes

20 May 2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e Qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20 May 2025
Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

Bajrami për VV-në: Pas më shumë se katër viteve në pushtet, sot janë kundër çdo biznesi vendor

20 May 2025
Çfarë ka ndodhur më 12 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 maj ndër vite?

20 May 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

20 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu