Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj është takaur sot me amabasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Chrisitne Butel, me të cilën ka biseduar për aktualitetin politik në vend, zhvillimet paszgjedhore, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave, shkruan InLajmi.
Ai shpreson që shteti francez të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta: arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besoj që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Limaj në fund e ka falënderuar amabasadoren franceze për mbështetjen e vazhdueshme që shteti ityre i aka dhënë gjithmonë Kosovës, ku ka shprehur edhe kënaqësinë që të thellohen marrëdhëniet mes dy vendeve./InLajmi/