Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë bërë bashkë në “The Voice”, shkruan lajmi.net.
Ato do të jenë ndihmës-trajnere në një nga skuadrat e këtij spektakli në Amerikë. Pra ato do të jenë pjesë e skuadrës së ashtuquajtur “Blake”.
Ishte Bebe Rexha ajo e cila e bëri të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Facebook, transmeton lajmi.net.
“Skuadra Blake, përpara!”, ka shkruar Bebe pranë postimit. Pjesë e kësaj skuadre do të jenë edhe këngëtarja tjetër e famshme, Ella Mai, dhe grupi i njohu i vëllezërve, Jonas Brothers.
