Pas përfundimit të Kryesisë të LDK-së dhe pas deklaratave që ata lëshuan, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë se zgjidhja më e mirë është kthimi në tryezën e bisedimeve.
“Zgjidhja është kthimi në tavolinën e bisedimeve. Unë mendoj që deklarata e zotit Mustafa ishte korrekte dhe e orientuar aty, pra kthimi në tryezën e bisedimeve që do të ishte një çështje shumë e mirë dhe hap pozitiv” ka thënë shkurt Abazi, shkruan Gazeta Blic.
Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti u mandatua për Kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi.Tashmë kanë mbetur edhe 15 ditë kohë që të formohet Qeveria.