Njerëzit e apasionuar pas ëmbëlsirave do ta dashurojnë recetën e kekut.
Kjo recetë është ideale për tu servirur në festa e gosti familjare, ndonëse ta pranojmë të vërtetën, gatimi i një ëmbëlsire nuk ka nevojë për shkak.
Keku me çokollatë dhe qershi mund të tingëllojë si një sajesë e ëmbël, sidomos duke qenë se ka përbërës të thjeshtë dhe gatuhet shumë lehtë.
7 Arsyet përse do t’ju pëlqejë keku me çokollatë dhe qershi:
Ky kek, është një nga më të shijshmit dhe të ëmblit që mund të gatuani për ditëlindjen e dikujt që keni për zemër. Këtë kek mund ta gatuajë kushdo.

Përbërësit e këtij keku gjenden lehtë në kuzhinë.
Kjo është ëmbëlsira më e dashur edhe për tekanjozët.
Asnjë copë prej tij nuk mbetet në pjatë.
Kombinohet shumë mirë me të gjitha llojet e akulloreve, sidomos atë të vaniljes.
Është i mirë për çdo rast, Vit të Ri, Krishlindje, Shën Valentin, Ditë Vere e të tjerë.
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me gjalpë
Një filxhan e gjysëm me sheqer të bardhë
Një filxhan e çerek me miell për ëmbëlsira
Një lugë (çaji) e çerek me sodë buke
Dy vezë
Një lugë çaji me kripë
Një lugë çaji me ekstrakt bajamesh
1 kavanoz me komposto qershie
Gjysëm filxhani me kakao pluhur
Përgatitja:
Ngroheni furrën në 175 gradë. Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe miell. Përzieni gjalpin dhe sheqerin deri sa të bëhen të shkrifëta. Shtoni vezët dhe ekstraktin e bajames dhe vazhdoni me përzierjen e njëtrajtshme. Shtoni miellin, kripën dhe sodën e bukës deri sa të formohet masa e duhur e kekut. Shtoni qershitë dhe hidheni të gjithë masën në tepsi. Piqeni për 30-35 minuta dhe më pas nxirreni nga furra. Mund ta zbukuroni sipër me qershi dhe ta servirni me akullore me shije vanilje ose çokollate.