Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në 14- vjetorin e ndarjes nga jeta të Rugovës, Beqiri tha se ishte dhuratë nga Zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar për shumë vjet shtetin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
14 vite pa të pazëvendsueshmin Presidentin Historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.
Ishte dhuratë e madhe nga Zoti që na e dha, për ta bërë dhe drejtuar për shumë vite Shtetin e Kosovës.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij./InLajmi