Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka dërguar në mënyrë zyrtare Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës, shkruan InLajmi
Kët gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook Presidenti Hashim Thaçi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. HTH
