Artan Murati nga shoqëria civile përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria në largim nuk mund ta sjellë Projektbuxhetin për vitin 2020 në Kuvend, ndonëse njohës të ekonomisë e kishin përmendur një mundësi të tillë, shkruan InLajmi.
Ai tutje ka thënë se nuk mund të ketë Komisione Parlamentare pa qenë e ditur sa ministri do të jenë, sepse Komisionet krijohen në bazë të numrit të ministrive të cilat duhet të mbikqyren.
“Legjislatura e shtate, qeveria ne ikje e legjislatures se gjashte – nuk funksionojne baske. Kjo eshte shume e qarte. Mos te krijohet konfuzion neper tv, dhe mos te flitet per gjera qe nuk jemi te sigurt se qendrojne ashtu sic themi”, ka thënë Murati.
Kujtojmë se Kryeministri, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje pasi kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale, pas dorëheqjes si fitues doli LVV-ja, Albin Kurti, të cilët ende vazhdojnë me negociata me LDK-në, për të arritur koailicionin./InLajmi/