Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se propozimi i mandatarit tek Presidenti është bërë pa marrëveshje me LDK-në.
Kurti përmes një video të publikuar në profilin e tij Facebook, ka bërë të ditur se janë të gatshme për takime të reja me LDK-në.
“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhje e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutesh nuk kemi marrëveshje. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera”, ka thënë Kurti.
Kurti ka përmendur edhe Kadri Veselin duke thënë se më në Kuvend nuk është “Pronto kryeparlamentari, por kryetari i ri Glauk Konjufca”.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë, E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit, nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por kryetari i ri Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti. /InLajmi

https://www.facebook.com/albini2017/videos/188089132335119/