Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pranuar letër urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek për pozitën që e re në Republikën e Kosovës.
Në letër, Vondracek ka shprehur dëshirë që bashkëpunimi mes vendeve të vazhdojë edhe në të ardhmen, shkruan InLajmi.
“Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta. Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi.
Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona. Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondraçek./InLajmi/