Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, shkruan InLajmi.
Përmes një komunikatë është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e ndërtimit të institucioneve të reja, për agjendën evropiane të Kosovës dhe obligimet e Kosovës në këtë process.
Aposotolova në këtë takim e ka uruar Konjfcen për përgjegjësinë e re institucionale, teksa ka thënë se BE-ja do të mbetet e përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj.
Ndërkaq, Konjufca, ka theksuar përkushtimin e Kuvendit për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që ajo ka para vetes në procesin euro-integrues./InLajmi/