Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kujdesur që video mesazhin që ka publikuar sot ta filloj me një porosi për liderin e LDK-së, Isa Mustafën, me të cilin assesi nuk po mund të merren vesh për koalicion qeverisës.
Kurti, derisa është shfaqur i vetëm në sallën ku zakonisht i kanë mbajtur takimet me Isa Mustafën, për të njëjtin e ka lënë një lëng molle, ujë dhe një karrige të zbrazët, si porosi që po e pret për takim.
Ka më shumë se tre muaj takime të gjata në Kuvend të Kosovës në mes të Kurtit dhe Mustafës por që po përfundojnë pa rezultat.
Vetëvendosja ua ka bërë të qartë Lidhjes Demokrtike të Kosovës se nuk e pranojnë ofertën, që nënkupton shkarkimin e kryeparlamentarit, Glauk Konjufcës./InLajmi