Deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje e doërzoi mandatarin për formimin e Qeverisë, z. Albin Kurti, shkruan InLajmi.
Haxhiu ka thënë se për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise.
Ajo ka thënë se tani është është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin.
Postimi I plotë pa ndërhyrje:
Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti.

Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve.
Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin. /InLajmi/