Emisari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë për nënshmkrimin e marrëveshjes në mes të kompanisë ajrore Lufthansa dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd I cili e ka cilësuar si një fitore historike, shkruan InLajmi.
“Presidenti Donald Trump edhe njëherë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për të krijuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit në 21 vjet. Faleminderit @lufthansa, @NATO, @robertcobrien dhe drejtuesve të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai në Tëitter.
Nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe ministrisë serbe të Ekonomisë, u bë në një ceremoni në ambasadën amerikane në Berlin, ku ishte i pranishëm Richard Grenell./InLajmi/
President @realdonaldtrump once again led us to an historic victory. Kosovo and Serbia today signed an agreement to create the first direct flight betëeen Pristina & Belgrade in 21 years. Thank you @lufthansa, @NATO, @robertcobrien and the leaders of Kosovo and Serbia. pic.tëitter.com/mu52kM7smm
— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 20, 2020