Ambasada e Britanisë së Madhe përmes një postimi në Facebook ka treguar se e mirëpresin dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qveerisë së re, shkruan InLajmi.
Tutje bën thirrje për progres të shpejtë në negociata, në emër të tolerancës dhe bashkëpunimit.
Komunikata e plotë:
Ne mirëpresim dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër nga presidenti Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë së re. Votuesit kosovarë kanë pritur tre muaj e gjysmë për këtë moment. Dëshira dhe shpresa e tyre për ndryshim është shfaqur qartë me 6 tetor, kjo meriton të respektohet. Politikanët e zgjedhur të Kosovës dhe partitë e tyre duhet që të shfaqin kurajo dhe kreativitet për të formuar një qeveri që reflekton në dëshirën e elektoratit. Ne bëjmë thirrje për progres të shpejtë në negociata, në emër të tolerancës dhe bashkëpunimit./InLajmi/