20 Janari është dita e 20 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 345 ditë.
Ngjarje
250 – Perandori Trajan Decius fillon një fushatë për të ndjekur të krishterët nga Roma. Gjatë përndjekjes, Papa Fabian bie martir dhe shumë të krishterë u dëbuan nga qyteti. Decius (Gaius Messius Quintus Decius Augustus) ishte Perandor nga 249 – 251. Në vitin e fundit të mbretërimit, ai bashkëqeverisi me djalin e tij, Herenius Etruskus; të dy u vranë në betejën e Abritus (sot Razgrad, Bullgari) kundër gotëve. Decius, lindi në vitin 201 në Budalia (Mitrovicë, Kosovë). Ai është i pari në listen e gjatë të Perandorëve romakë që do të dilnin nga Iliria. Këta quhen zakonisht perandorë ilirë sepse të gjithë kishin lindur në Iliri dhe u ngjitën në shkallën më të lartë të pushtetit, duke e filluar karrierën si ushtarë në legjionet romake të stacionuar në vendlindjen e tyre. Para se të bëhej perandor, Decius kishte qenë senator, para kësaj, prefekt i qytetit të Romës, dhe radhazi guvernator në Mezi, Gjermanikë, Spanjë. Gjatë mbretërimit të tij, Decius ndërmorri disa projekte ndërtimi, si për shembull: banjat termale në Aventine (Itali), të cilat mbetën funksionale deri në shekullin XVI: historikisht, Decius njihet për kujdesin ndaj Koloseut të Romës; gjatë periudhës së tij si perandor, Koloseu, i dëmtuar rëndë nga goditjet e rrufeve, u restaurua plotësisht. Për rreth 3 shekuj (251 – 565) Roma u mbizotërua nga perandorë ilirë; ishte pikërisht kjo periudhë kur fiset vandale e sllave u mbajten larg kufijve të rajonit, i cili më pas do të quhej Ballkan. Pas shekullit VI, në listën e perandorëve romake rrallë gjendet ndonjë ilir; me sa duket ilirët, nuk ishin më të favorizuarit e Romës ose e humbën fuqinë a ndikimin e tyre; kjo gjendje e krijuar përkon me vërshimin e sllavëve në trojet ilire. A ishte ky mënjanim i ilirëve nga pushteti rastësi a konspiracion, këtë vetëm studimet mund ta tregojnë. Më poshtë; Listë e përzgjedhur me emra të Perandorëve romakë me prejardhje ilire.
Decius – 249-251
Hostilianus – ?251
Claudius II “Gothicus” 268-270
Quintillus – 270
Aurelian – 270-275
Probus – 276-282
Diokleciani – 284-305
Maximianus “Herculius” – 286-305
Galeriusi – 305-311
Konstandini I – 306-337
Maximinus Daia – 308-313
Jovian – 363-364
Valentinianus I – 364-375
Valens – 364-378
Gratian – \ 375-383
Valentinianus II – 375-392
Marcianus – 450-457
Anastasius I – 491-518
Justin I – 518-527
Justinian I – 527-565
1320 – Vladislav I, i shkurtri, pasi bashkoi vendin u kurorëzua Mbret i Polonisë
1356 – Edward Balliol vrau mbretin e Skocisë.
1840 – Uiliami II u bë Mbreti i Holandës.
1841 – Ishulli Hong Kong u okupua nga Britania e Madhe.
1842 – Kina sipas traktatit të Nankinit i dorëzoi Hong Kong-un Mbretërisë së Bashkuar
1887 – Senati amerikan miraton marrjen me qira të bazës detare Pearl Harbor në Hawaii. Ishte sulmi japonez ndaj kësaj baze (7 dhjetor 1941), që do të detyronte SHBA-në të hynte në Luftën e dytë Botërore. Hawaii (Ishull i Madh), në atë kohë nuk ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara. Hawaii do të pranohej në Bashim më 21 gusht 1959. Shteti Hawaii përbëhet nga qindra ishuj të vegjël në oqeanin Paqësor.
1892 – Për here të pare në histori, një lojë basketbolli zhvillohet në shtetin Massachusets.
1921 – Turqia shpallet shtet i pavarur mbi atë që kishte mbetur nga perandoria osmane. Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924. “Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikujve të shkurtër. Në tetor 1923 kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është republikë. Në prill të vitit të ardhshëm kushtetuta u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924s.
1936 – Eduardi VIII u bë Mbreti i anglisë.
1937 – Franklin Delano Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan që përurohet më 20 janar. Amendamenti i 20-të i Kushtetutës përcakton zyrtarisht 20 janarin si ditën e përurimit të presidentit dhe nënpresidentit. Ky amendament u ratifikua nga Kongresi në vitin 1933.
1939 – Hitleri shpall në parlamentit gjerman se do t’i zhdukte të gjithë hebrenjtë evropiane.
1941 – Një oficer gjerman u vra në Bukuresht – vrasja shkaktoi rebelim dhe pogrom nga ana e Gardës së Hekurt; 125 hebrenj dhe 30 ushtarë u vranë këtë ditë në kryeqytetin rumun.
1944 – LDB: Forcat Ajrore Mbretërore hodhën 2,300 tonë bomba mbi Berlin.
1945 – Franklin Delano Ruzvelt u bë President i Shteteve të Bashkuara për të katërtën herë, është presidenti i vetëm që qëndroi në detyrë për më tepër se dy mandate.
1949 – Presidenti Harry Truman shpall Pikën 4 të programit te tij. Pika 4 lidhet me ndihmën ekonomike të SHBA-së për vendet e varfra. Programi u shpall nga presidenti në fjalimin e tij të parë në fillimin e mandatit të tij plotë 4-vjeçar si president. Truman kishte qenë nënpresident dhe zuri vendin e presidentit Roozevelt, kur ky vdiq në detyrë më 1945; vetëm më 1948, Truman u bë president i zgjedhur me vota.
1954 – U themelua radiostacioni National Negro Network me 40 anëtarë.
1961 – Xhon Kenedi në moshën 43 vjeçare inagurohet për kryetarë të SHBA-ve, e që ishte kryetari më i ri në historinë e SHBA-ve.
1981 – Ronald Reagan bëhet presidenti më i moshuar amerikan. Ai ishte 69 vjeç e 349 ditë kur u përurua president më 20 janar 1981.
1991 – Sudani vuri Sheriatin si ligj shtetëror.
1992 – Air Inter Flight 148 u rrëzua në Strasbourg, Francë duke lënë të vdekur 82 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekipit.
2001 – Në revolucionin 4 ditorë u rrëzua nga posti presidenti filipinez Joseph Estrada dhe u pasua nga Gloria Macapagal-Arroyo.
2001 – George W. Bush trashëgoi Bill Clintonin në funksionin e kryetarit të 43. të SHBA-ve.
2009 – Barack Obama bëhet presidenti i 44 i SHBA-ve
2012 – Trupat ushtarake franceze deklarojnë se do të tërhiqen nga Afganistani pas një sulmi ku gjetën vdekjen 4 ushtarë francezë te koalicionit. Autori i vrasjeve nje koleg afgan.
2012 – FBI-ja mbyll websitin “megaupload” dhe e akuzon themeluesin e saj per pirateri. Drejtuesi i saj rrezikon deri ne 50 vjet heqje lirie.
2013 – Hiqet në mënyrë vandale Përmendorja e UÇPMB-së (Preshevë) e vendosur më 16 nëntor 2012.
Lindje
1292 – Eliška Přemyslovna, mbreteresha e fundit çeke
1775 – André-Marie Ampère, fizikant dhe matematikant francez
1902 – Nazım Hikmet, letrar turk
1920 – Federico Fellini, regjisor dhe skenarist italian
1926 – Patricia Neal, američka glumica
1930 – Buzz Aldrin, pilot dhe astonaut amerikan
1933 – Ron Townson, këngëtar amerikan (The Fifth Dimension)
1945 – Momčilo Krajišnik, kriminel dhe politikan serb nga B dhe H
1946 – David Lynch, regjisor amerikan
1945 – Eric Stewart, muzikant anglez (10cc)
1949 – Göran Persson, politikan suedez
1951 – Ian Hill, muzikant anglez (Judas Priest)
1952 – Paul Stanley, muzikant amerikan (Kiss)
1960 – Scott Thunes, muzikant amerikan
1966 – Tracii Guns, kitarist amerikan
1971 – Gary Barlow, kengëtar britanik (Take That)
1971 – Derrick Green, këngëtar amerikan (Sepultura)
1979 – Will Young, kengëtar britanik
1987 – Marco Simoncelli, motoçiklist italian (v. 2011)
Vdekje
1639 – Mustafa I, sulltan i mbretërisë osmane
1859 – Bettina von Arnim, letrare gjermane
1907 – Dmitri Mendeleev, kimist rus (l. 1834)
1925 – Kadri Prishtina, klerik, politikan dhe publicist shqiptar (L. 1878)
1936 – George V Mbreti i Britanisë së Madhe (l. 1865)
1957 – James Connolly, student i atlet amerikan
1993 – Audrey Hepburn, aktore
2010 – Pashk Gjeçi, përkthyes shqiptarë (l. 1918)
2012 – Etta James, këngëtare amerikane (l. 1938)