Donika Gërvalla, vajza heroit Jusuf Gërvalla ka shprehur keqardhje për LDK-në se në dorë të kujt ka mbetë, shkruan InLajmi.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se turpërohet dhe skuqet para gjeneratve të reja për veprimet e kalnit tërëshishr të papërgjegjshëm në krye të partisë, që nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof.Fehmi Agani në Agim Veliu dhe Lutfi Hazirin.
Postimi i plotë:
Turp!
Sa turpërohem kur e shoh se në dorë të kujt e lamë partinë, e cila me kaq mençuri, guxim dhe largpamësi i udhëhoqi shqiptarët në Kosovë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Skuqem para gjeneratave të reja për veprimet e klanit tërësisht të papërgjegjshëm në krye të kësaj partie.
Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin.
Mjerë ai popull që ende pret diçka prej tyre!/InLajmi/