Pas disa ditëve me mot të thatë, në Shqipëri janë rikthyer reshjet e shiut dhe borës. Reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat herë pas here do sjellin reshje lokale shiu. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.
Era do të fryjë në drejtim Lindor-Juglindor me forcë valëzimi 3 ballë.