• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 19 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ministri i tretë nga komunitetet i takon pashmangshëm listës serbe

J G nga J G
19 January 2020
në Kosovë
0 0
0
Ministri i tretë nga komunitetet i takon pashmangshëm listës serbe
6
SHPERNDARJE
20
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësimi i komuniteteve në Qeverinë e Kosovës është adresuar në Nenin 96 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më saktësisht në Nenin 96, Pikat 3, 4, 5.

Në përbërjen e Qeverisë së Kosovës prej 12 ministrave, një ministër obligativisht i takon komunitetit serb dhe një tjetër, komuniteteve të tjera.

Por, nëse Qeveria do t’i ketë më shumë se 12 ministra, siç specifikohet në nenin 96.3, atëherë do të kemi edhe një ministër të tretë që përfaqëson komunitetet joshumicë, siç përcaktohet edhe me Kushtetutë “Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Pra, Kushtetuta nuk detyron apo nuk obligon që kryeministri patjetër ta caktojë këtë ministër të tretë nga komuniteti serb, sipas germës së Kushtetutës.

Megjithatë, Kushtetuta nuk e thotë kund që kryeministri ka diskrecionin ta emërojë ministrin e tretë që vjen nga komunitetet, sipas vullnetit të tij.

Por, edhe pse deri këtu është e paqartë, ajo që e qartëson është fryma e Kushtetutës, sipas të cilës të drejtat e komunitetit serb kanë një përparësi evidente në krahasim me komunitetet e tjera, për shkak të historisë tragjike të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë (shqiptarëve dhe serbëve), në vijim të të gjitha ndërmarrjeve ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjes së Kosovës (prej Konferencës së Ramboilletit deri te Procesi i Vjenës), dhe po ashtu, duke marrë parasysh që komuniteti serb është pakica më e madhe në Kosovë.

Edhe përfaqësimi politik i komunitetit serb në institucionet qendrore të Kosovës, duke filluar nga Kuvendi i Kosovës, reflekton këtë fakt (të pjesëmarrjes së serbëve në popullsinë e Kosovës), prandaj nga 20 ulëset e garantuara për komunitete, 10 ulëse i takojnë komunitetit serb dhe 10 ulëse të gjitha komuniteteve të tjera.

Fakt tjetër është që Lista Serbe ka fituar të gjitha këto 10 mandate, në emër të komunitetit serb, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Dhe, në teori së paku nëse këto 10 mandate të komunitetit serb do të ishin të ndara në disa subjekte që përfaqësojnë këtë komunitet, për shkak të fuqisë politike të një entiteti tjetër që përfaqëson komunitetin boshnjak apo turk, Kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të mund edhe ta emëronte ministrin e dytë nga një komunitet tjetër, që nuk vjen nga komuniteti serb, sepse do të mund të thirrej në argumentin e forcës politike. Por, diçka e tillë, në këtë rast është e pamundur dhe nga oferta e fundit e Kurtit më së shumti përfiton pikërisht Lista Serbe.

Kjo listë është subjekti i pestë për nga fuqia në Kuvendin e Kosovës, me 10 deputetë.

Dhe, po ashtu, edhe në këtë rast duhet të merret parasysh përvoja e deritashme në emërimin e ministrave që përfaqësojnë komunitetet në Qeverinë e Kosovës.

Kjo përvojë, që nga Qeveria e parë e Kosovës, e krijuar në vitin 2002 e këndej, është e njëjtë, identike. Pra, gjithmonë ministri i tretë që përfaqëson komunitetet në Qeverinë e Kosovës ka qenë nga komuniteti serb, ndërsa në Qeverinë e fundit të Kosovës, të krijuar në shtatorin e vitit 2017, komuniteti serb madje ka pas tre ministra në Qeverinë e Kosovës.

Nëse kryeministri i ri do ta ndërmarrë megjithatë këtë hap, të emërimit të ministrit të tretë nga komunitetet joserbe, atëherë Qeveria e re do të ballafaqohet me probleme të mëdha politike dhe kushtetuese.

Së pari, ‘Lista Serbe’ nuk do të marrë fare pjesë në Qeverinë e Kosovës, gjë që do ta tërheq me vete mungesën e përkrahjes së 11 deputetëve të ‘Listës Serbe’ (pos dhjetë deputetëve të ‘Listës Serbe’, aty është edhe përfaqësuesi i komunitetit goran, Adem Hodza).

Pra, Qeveria e Kosovës do të ketë përkrahjen e më së shumti 66 deputetëve.

Së dyti, nuk ka dyshim që ‘Lista Serbe’ do ta ngritë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me gjasa të mëdha që ta fitojë rastin, i cili do të kishte domethënien që Kryeministri e ka shkelë Kushtetutën.

Me një shkelje të këtij lloji, Qeveria e Kosovës do të detyrohej të ofronte dorëheqje.

Me interpretimet kushtetuese të juristëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti në fillim thoshte që nuk ka nevojë të pranojë asnjë ministër nga Lista Serbe, gjë që më vonë e kishte kuptuar edhe vetë që e kishte gabim, sepse anashkalimi i tyre ishte shkelje kushtetuese.

Tags: KomunitetetKosovaLista serbeqeveria
Postimi i mëparshëm

Dollapi i poshtëm i shporetit elektrik ka këtë funksion

Postimi tjetër

Mielli i bardhë shkakton kancer dhe sëmundje të zemrës

Të ngjajshme Postime

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës
Kosovë

Instituti i Krimeve të Luftës me dokumentar për Masakrën e Reçakut – dëshmi që flasin me gjuhën e së vërtetës

15 January 2026
IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës
Kosovë

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pijshëm vazhdon, probleme në disa zona të Gjilanit dhe Klinës

15 January 2026
BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove
Kosovë

BE nis heqjen e masave kufizuese ndaj Kosovës, pritet lirimi i mbi 400 milionë eurove

15 January 2026
Postimi tjetër
Mielli i bardhë shkakton kancer dhe sëmundje të zemrës

Mielli i bardhë shkakton kancer dhe sëmundje të zemrës

Lajmet e fundit

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Valentino

Ndërron jetë stilisti i njohur italian Valentino

19 January 2026
Hygerta për Albën: E meriton fitoren vetëm se është bërë “hor” në të gjitha kuptimet

Hygerta për Albën: E meriton fitoren vetëm se është bërë “hor” në të gjitha kuptimet

19 January 2026
Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

19 January 2026
Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?

Pse e hëna, 19 janar 2026, njihet si dita më depresive e vitit?

19 January 2026
Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

19 January 2026
Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026
Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

19 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu