Ibrahimovic sot e ka zhvilluar ndeshjen e 222 në Serie A.
Ish-sulmuesi i Suedisë, në sfidën kundër Udineses shënoi fitoren e 150 në kampionatin italian.
Me këtë rast bëhet futbollisti që arrinë këtë shifër më shpejtë nga cilido futbollist që nga viti 1994.
Ai 150 fitore i arriti për 222 ndeshje, duke lënë mbrapa Cambiason, Insignen, Maiconin e Asamoahn, shkruan IndeksOnline.
Ibra më parë ka luajtur për Juventusin, Interin dhe kjo është hera e dytë që i bashkohet Milanit.