Frika është një nga emocionet më të forta dhe sigurisht parësore. Mendohet se disa frika evolucionare janë të ndërlikuara në trurin tonë, por ne gjithashtu mund të zhvillojmë frikëra të reja gjatë gjithë jetës sonë.
Që fëmijë merret parasysh ajo që i bën prindërit të kenë ankth, dhe mund të mësohet gjithashtu frika nga disa gjëra që lidhen përvojat negative. Përkundër kësaj, shumica prej njerëzve janë në gjendje të injorojnë frikën kur është e qartë se nuk është në ndonjë rrezik të menjëhershëm.
Sidoqoftë, njerëzit me fobi kanë një reagim të tepruar ndaj frikës, që shkakton shqetësime fizike dhe psikologjike.
Hulumtuesit e nocionit të frikës dhe të një sërë shkaqesh që çojnë te frika e kanë ndarë në tre grupe këtë dukuri njerëzore: Agorafobia, fobia sociale dhe fobia specifike.
-Agorafobia përgjithësisht përmendet si frika nga mjedise të hapura, por vlen për frikën e çdo situate nga e cila është e vështirë të shpëtosh ose ku ndihma nuk do të ishte e disponueshme nëse diçka do të shkonte keq.
-Fobia sociale është frika e fortë nga bashkëveprimi me njerëzit ose performancat,
-Fobitë specifike janë frikëra në një situatë, aktivitet apo nga një lloj sendi të veçantë.
Këto frikëra irracionale mund të shkaktojnë probleme të mëdha në jetën e përditshme; dikush me akrofobi (një frikë ekstreme nga lartësitë) mund të përjetojë një sulm paniku thjesht duke u përpjekur të shëtisë nëpër një urë.
Në varësi të shkaktarëve të fobisë së tyre, personat që vuajnë shpesh bëjnë të pamundurën për të shmangur situatat që mund të ndikojnë tek ata.
Shkaku i fobisë nuk është gjithmonë i qartë, por shumë raste lidhen me përjetimin të qenit dëshmitarë të një ngjarje traumatike. Për shembull, dikush mund të zhvillojë cynofobi (frika e qenve) pasi të jetë kafshuar.
Por pavarësisht nëse shkaktari është racional ose irracional, sapo truri regjistron një stimul të frikshëm aktivizon reagimin ‘lufto ose mbathja’, duke e përgatitur kështu trupin për një veprim të shpejtë dhe shpëtues!