Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kërkoi nga Irani që t’i dërgojë në Francë kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar nga forcat e këtij shteti dhe shtoi se trupat e viktimave duhet të kthehen së shpejti në atdheun e tyre.
Trudeau tha gjatë një konference për gazetarë se Franca është njëra prej shteteve të pakta që mund t’i analizojë të dhënat e këtyre kutive, të cilat, sipas tij, janë shumë të dëmtuara.
“Irani nuk i ka nivelin e ekspertizës dhe shumicën e pajisjeve të nevojshme për t’i analizuar shpejt këto kuti”, tha Trudeau.
“Ekziston një konsensus që Franca do të ishte vendi i duhur për t’i dërguar kutitë e zeza në mënyrë që të merren shpejt informatat e duhura nga to dhe për këtë i inkurajojmë autoritetet e Iranit”, shtoi ai.
Sipas një ankete, më shumë se dy të tretat e kanadezëve nuk besojnë që do të ketë hetim të plotë dhe të duhur për këtë tragjedi.
Çështja e hetimeve dhe e kthimit të trupave po vështirësohet edhe për shkak të raporteve jo të mira mes dy vendeve, , shkruan “Reuters”
Kanadaja dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike që nga viti 2012.