Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, ka thënë se kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm, shkruan InLajmi.
Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se mungesa e tij këto dy vite, vetëm sa shtohet.
“Një jetë për popullin dhe Atdheun.
Krenar që e njoha e që punuam së bashku.
Mungesa e tij këto dy vite, vetëm sa shtohet.
Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.
E kujtofshim gjithmonë!”, shkroi Haradinaj./InLajmi